Në këtë karikaturë shfaqen katër klerikët me dixhiturën “Je suisCharlie” (Unë jam Charlie) dhe sipër karikaturës “Noveaux Amis”, që në shqip do të thotë “Miq të rinj”.
Numri i fundit i revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, e sulmuar më datë shtatë janar ku mbetën të vrarë dymbëdhjetë persona, i ka dedikuar një karikaturë edhe delegacionit të klerikëve shqiptarë që morën pjesë të dielën në “Marshmin e Paqes” në Paris.
Në këtë karikaturë shfaqen katër klerikët me dixhiturën “Je suisCharlie” (Unë jam Charlie) dhe sipër karikaturës “Noveaux Amis”, që në shqip do të thotë “Miq të rinj”, raporton albeu.com.
Delegacioni i klerikëve shqiptarë u duartrokit fuqishëm të dielën e shkuar teksa marshuan së bashku mes bulevardit kryesor në Paris duke dhënë një mesazh të fortë për paqe dhe bashkëjetesë mes besimeve të ndryshme.