Sipas disa dokumenteve vëzhguar nga Reuters, Samsung Electronics është afër blerjes së Blackberry dhe portofolit të patentave dhe produkteve të kompanisë për 7.5 miliard dollar. Gjiganti Koreano-Jugor propozoi një çmim fillestar prej 13.35 dollar deri në 15.49 dollar për aksion, një vlerë 38 deri në 60 % mbi vlerën reale të Blackberry cituan burimet.
Ekzekutivët nga dy kompanitë, të cilët po punojnë më këshilltarët e tyre, u takuan javën e shkuar për një transaksion të mundshëm, tha burimi i informacionit, ku u mbajtën disa biseda private. Mbetet e paqartë nëse Blackberry, kompania e cila ka fituar disa pikë në tregu me ardhjen e John Chen në krye, ishte e hapur për një marrëveshje të tillë.
Lajmet e një takimi të mundshëm, të cilat rritën vlerën e aksioneve të Blackberry me 30 %, erdhën menjëherë teksa prodhuesi i smartfonëve po përpiqet të fitojë tregun që ka humbur për vite me radhë ndaj Apple, Google dhe Samsung. Një marrëveshje do krijonte akses kompanisë Samsung mbi patentat e Blackberry, ku sipas burimeve do e ndihmonin gjigantin Koreano-Jugor të rivalizonte Apple më në fund dhe jo më të mbrohej në gjykatë.
Një marrëveshje e mundshme do të kishte bekimin e Fairfax Financial Holding i cili është edhe aksioneri më i madh i Blackberry. Blackberry pak javë më parë nxori në shitje modelin Blackberry Classic ku kompania shpreson që të suprizojë përdoruesit dhe adhuruesit e modeleve të hershme Blackberry Bold dhe Curve me një pasardhës të ditëve sotme.
Në tre mujorin e tretë, të ardhurat e Blackberry ranë në 793 milion dollar nga 1.9 miliard dollar një vit më parë, një rënie më e madhe se sa ishte parashikuar. Por nga ana tjetër aksionet e Blackberry u rritën me 30 % pasditen e ditës së djeshme në 29.71 dollar. Një marrëveshje me Samsung do të kapte vlerën mes 6 dhe 7.5 miliard dollar. Blackberry dhe Samsung njoftuan një marrëveshje të një profili të lartë në Nëntor. Bashkëpunimi do të sillte platformën e sigurisë së Blackberry në telefonët Samsung. (PCWorld Albanian)