Site icon PORTALB

Davutoglu: Liria e shtypit s’është liri e ofendimit

Ahmet Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed është një provokim i rëndë.

“Liria e shtypit nuk do të thotë liri për ofendim. Ne nuk mund t’i lejojmë fyerjet ndaj Profetit Muhamed”, u ka thënë Davutoglu gazetarëve në Ankara.

Komentet vijnë një javë pasi militantët islamistë kanë vrarë 12 persona në një sulm në revistën satirike Charlie Hebdo në Paris dhe pesë të tjerë në një sulm të mëvonshëm.

Sulmuesit kanë thënë se janë hakmarrë për Profetin, karikatura të të cilit ka publikuar revista franceze.

Në një tjetër zhvillim, talibanët afganë kanë përgëzuar sulmin në Charlie Hebdo, duke thënë se botimi i karikaturave të Profetit është një “akt i turpshëm”./rel/

Exit mobile version