Site icon PORTALB

Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë

Në rrugën Tetovë-Jazhincë në afërsi të fshatit Neproshten rreth orës 9 e 10 minuta ka ndodhur një aksident komunikacioni. Aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit ‘opel vektra’ dhe një furgoni udhëtarësh.

Vozitësi i veturës opel vektra ka pësuar lëndim të lehtë kurse nga furgoni i udhëtarëve nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje ende nuk kanë ardhur ekipet policore. Të dy veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Exit mobile version