Site icon PORTALB

A thua masakra e “Charlie”-es do të shtrëngoj Shengenin?

Shengen

Ngjarjet e fundit në Paris i shtrënguan masat në Unionin Evropian. Në Danimarkë, Belgjikë,  Britani të Madhe flitet për bashkëpunim më të ngushtë të sigurisë me vendet tjera, për përforcimin e masave të përgjimit, për vëzhgim të internet – komunikimit dhe për krijim të të dhënave për ata që udhëtojnë. Dyshohet se ndryshimi i karakterit liberal të Shengen-Zonës, që sigurisht, nëse ndodh, do të na shtrëngojë edhe ne. Megjithatë, shumica e ekspertëve të sigurisë nga vendi vlerësojnë se kjo nuk do të kap edhe Maqedoninë si shtet.

Siç, shkruajnë disa nga mediet, UE është e fokusuar rreth çështjes për vendosje të bazës për të dhënat për persona që shfrytëzojnë linje ajrore në Union, i njohur si PNR (Passenger name records), që do të thotë se të dhënat personale të miliona qytetarëve të UE do të mblidhen dhe ruhen me vite të tëra. Spanja, me përkrahje të Francës dhe Gjermanisë, mundohet për kufizim të udhëtimeve pa pasaportë në Shengen – Zonën dhe për rikthim të identifikimin personal të qytetarëve gjatë kalimit të kufijve nacionale midis shteteve – anëtare.

Ekspertët nuk presin rishikim të  libelarizimit të vizave ose për atë se Qeveria e Maqedonisë do të përcjell shembullin e UE-së që të përforcojnë Legjislativen.

Njëkohësisht, në Danimarkë riaktivizohet  debati për bashkëpunim më të fuqishëm me vendet tjera të Unionit, por që të ndodh kjo është e nevojshme që Kopenhaga të shkëpus kauzat me të cilat vendi gëzon përjashtime në sferën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme në UE, ngjashëm edhe  me  Britaninë e Madhe.

Në Belgjikë bisedohet për përforcimin e masave për përgjim dhe për mundësitë që ato të zgjerohen edhe për njerëz që kanë edhe vetëm “dyshim pasiv”. Por. Për këtë masë të kalojë, qeveritarët belg duhet që të fitojnë pajtueshmëri nga operatorët e celularëve, të cilëve u kanë borxh 75 milion euro për llogari të papaguara të përgjimit. Pastaj do të duhet të bindin shoqatat qytetare dhe partitë – e të majtës.

Exit mobile version