Edhe përskaj lajmit nga Presidenca e Letonisë se të premten do të mblidhen ministrat e punëve të jashtme në Bruksel që të debatojnë për pasojat e atentatit të Parisit dhe masat për luftën kundër terrorizmit, 28 ministrat, megjithatë vendosën që është ende herët për atë, duke u arsyetuar se “vendimet nuk duhet të sillen me nxitim”
Nga Presidenca e Letonisë për “Meta” thonë se debati anulohet deri fundin e janarit kur do të mbahet Këshilli joformal për drejtësi dhe për Punë të brendshme.
-Pas konsultimeve me vendet-anëtare, vendosëm se mënyra më e drejtë është që të kemi të përgatitur Këshillin joformal për drejtësi dhe për Punë të brendshme në fund të janarit dhe diskutime do të shërbejnë për Këshillin e ardhshëm të liderëve në shkurt – thonë prej atje.
Institucionet evropiane, në krye me Komisionin Evropian disa herë përsëritën se masat e reja për luftën kundër terrorizmit nuk duhet të sillen “nga frika”.
Komisioni Evropian nga ana e tij është në përgatitje të “Strategjisë evropiane për siguri të brendshme 2015-2019”, e cila do të prezantohet në fund të tre mujorit të parë të vitit 2015.