Site icon PORTALB

Gostivari do të sulmojë me Markovskin

Markovski me fanellë të Pelisterit

Markovski me fanellë të Pelisterit

Bllagojçe Markovski është futbollisti më i ri që KF Gostivari ka angazhuar në afatin kalimtar të janarit. Qendër sulmuesi Markovski do qëndroje në ekipin e Gostivarit deri në fund të sezonit, me mundësi për të vazhduar kontratën.

Sezonin vjeshtor sulmuesi 27 vjeçar Bllagojçe Markovski ka luajtur në Ligën e Parë me ekipin e Pelisterit të Manastirit. Markovski është futbollist më përvojë në futbollin e Maqedonisë, duke luajtur me ekipe si Sileksi, Vardari, 11 Oktomvri, EuroMilku dhe Pelisteri.

Ditë më parë Gostivari angazhoi edhe pesë lojtar tjerë si Elvir Nurishi, Minas Osmani, Betim Miftari, Daniel Taleski dhe Igor Savevski, mirëpo pritet që brenda ditëve të vijnë edhe dy futbollist me çka Gostivari do ishte i kompletuar në fillim të sezonit pranveror në rrugën për inkuadrim në Ligën e Parë.

Exit mobile version