Numri i ri i javores Charlie Hebdo ku do të punojë redaksi e pakësuar në ballinë do të ketë karikaturën e profetit Muhamed me mbishkrimin un jam Sharli dhe nën karikaturë do të shkruaj – gjithçka u është falur.
Ky numër do të shtypet në 3 milion kopje për dallim nga 60 mijë sa janë shitur më herët dhe do të distribuohet në 25 shtete të botës. Botimi special i gazetës do të shtypet në 16 gjuhë.
Avokati i gazetës deklaroi se edhe në këtë botim do të ketë shkrime që do të “dëshmojnë se redaksia nuk do të dorëzohet para ekstremistëve të cilët mundohen që ta heshtin”.