Site icon PORTALB

Qeveria kërkon hua të reja, para se të fillojë me pagesën e borxheve të fjetura

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë ndjek strategjinë e huazimit shumëvjeçarë. Kërkesat e saja për borxhet e vazhdueshme kalojnë afatet pesëvjeçare. Qeveria e Maqedonisë kërkon huan e radhës nga kreditorët vendas, ndërkohë që në të njëjtën periudhë duhet të kthej shuma të mëdha të borxheve të vjetra.

Qeveria nëpërmjet shitjes së letrave me vlerë kërkon nga kreditorët e brendshëm kërkon hua prej 6 milion euro.

Sipas të dhënave të qeverisë në gjysmën e parë të këtij viti janë caktuar gjithsejtë 12 aukcione, ndërkohë që po në këtë periudhë të zhvillimit të ekuacioneve qeveria duhet të kthej 400 milion euro nga borxhet e fjetura.

Sipas të dhënave të qeverisë së Maqedonisë, ajo u detyrohet kreditorëve vendas një miliard euro. Të gjitha statistikat e  huamarrjes dhe afatet e shlyerjeve ët tyre tregojnë se qeveria shfrytëzon strategjinë e shfrytëzimit të huazimit afatgjatë.

Obligacionet e fjetura nga 10 deri në 11 muaj përfshinë 4 për qind nga struktura e përgjithshme e borxhit të brendshëm. Rritje të theksuar ka edhe tek obligacionet pesëvjeçarë dhe zë 32 për qind në strukturën e borxheve të brendshëm.

Borxhi i përgjithshëm i Maqedonisë zë 45.5 për qind të prodhimit bruto vendor.

Exit mobile version