Site icon PORTALB

Kontrolle të reja të DAP në objektet hotelierike nëpër Pollog

DAP

DAP

Në kontrollin që ishte zbatuar mbrëmë në 16 objekte hotelierike në Pollog (9 në Tetovë dhe 7 në Gostivar) në nëntë janë vërejtur shumë parregullsi në punë. Sipas informatave të SPB­së Tetovë, nëpunësit e të cilit janë përfshirë në aksion, aksioni është vazhdim i atij të djeshëm në të cilën ishin kontrolluar 12 objekte hotelierike.

Në katër objektet e kontrolluara inspektorët e DAP­it, dhe Inspektoriati i tregut kanë konstatuar mangësi dhe parregullsi në punën financiare dhe respektimin e ligjeve. Atyre u janë caktuar gjoba në vlerë prej 750 deri në 3.500 euro, ndërsa njërit objekt i është caktuar ndalesë e punës. Gjatë kontrolleve është konfirmuar se dy objekte nuk kanë punuar. Në Tetovë, në pesë objekte është konstatuar shkelje e ligjeve, pas së cilës personave juridikë u është caktuar gjobë në vlerë prej 750 deri në 5000 euro. Në njërin nga lokalet janë zënë edhe dy shtetase të huaja të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin në Republikën e Maqedonisë dhe kanë punuar pa u paraqitur. Gjashtë tetovarëve u është caktuar gjobë individuale për pirje të duhanit në objekte hotelierike. Në kontrollin e aksionit paraprak në dhjetë objekte hotelierike nëpër Pollog, janë zbuluar shumë parregullsi në punë.

Exit mobile version