Meteorologët për sot paralajmërojnë për valë të re të borës e cila pritet ta përfshijë territorin e Republikës së Maqedonisë gjatë ditës së
Rekomandohet mbajtje e obligueshme e pajisjes dimërore, ndërsa ekipet e MPB së do t’i përforcojnë kontrollet në atë aks rrugor në lidhje me mbajtjen e pajisjes së obligueshme dhe nuk do të lëshohen automjetet të cilat nuk kanë pajisje dimërore.
Trupi koordinues apelon deri te të gjithë qytetarët të cilët udhëtojnë në aksion rrugor Shkup Ohër – Shkup, atë ta bëjnë më së voni deri nesër në orët e pasdites par shkak të sigurisë në komunikacion.
Deri te kryetarët e komunave në pjesën perëndimore të Maqedonisë apelohet ta rritin mobilizimin në nivel më të lartë, rregullisht të mbajnë mbledhje dhe të koordinohen në lidhje me aksionet që duhet t’i ndërmarrin për pastrim të rregullt të rrugëve të cilat janë në kompetencë të tyre.