Site icon PORTALB

Shikoni se si policia serbe trafikon shqiptarët për Hungari (Video)

Shiheni se si policia serbe trafikon shqiptarët për Hungari

Shiheni se si policia serbe trafikon shqiptarët për Hungari

Policia e Serbisë është duke trafikuar shqiptarët për Hungari. Kjo mund të shihet qartë edhe përmes një video-xhirimi të bërë nga kosovarët që kanë paguar policinë serbe që t’i nxjerr matanë kufirit Serbi-Hungari.

Portali “Infokusi” ka siguruar një video ku shihet qartë se Policia e Serbisë po trafikon shqiptarët nga Subotica në Hungari.

Policët e uniformuar shihen se janë në pjesën e parë të një xhipi, ndërsa në pjesën e prapme janë katër shtetas kosovarë që i kanë paguar policët për t’i nxjerrë matanë kufirit.

Njëri nga protagonistet e kësaj video i ka thënë portalit se, pasi kanë rënë në duart e policisë serbe, ata kanë dashur t’i paguajnë vetëm për të mos i ndalur ose burgosur. Por, policët serbë u kanë thënë se ata mund t’i qesin matanë kufirit, nëse i paguajnë 1500 euro.

Bartja e tyre, siç shihet në video dhe foto, është bërë me veturë zyrtare të policisë. /Infokusi/

Exit mobile version