Site icon PORTALB

Pengmarrjet s’kanë fund në Francë, dy të tjera

Pengmarrjet s’kanë fund në Francë

Pas përfundimit të operacioneve ndaj terroristëve në Francë, burimet policore dhanë alarmin për dy situata të reja pengmarrjeje në Versajë dhe Montpelje.

Ata thanë per Euroneës se një numër tjetër i forcave speciale janë për të konfirmuar situatat atje. Deri më tani flitet se në Montpelje është marrë peng një argjendari.

Sipas mediave, dy njerëz janë duke u mbajtur në dyqanin në qendër të qytetit. Njerëzit janë evakuuar nga rrugët, pasi edhe energjia elektrike në zonë u ndërpre për të përgatitur sulmin. Ende nuk dihet nëse kjo pengmarrje është e lidhur me terrorizmin. / Top Channel

Exit mobile version