Poroshenko: Ukraina ndjen dhembje së bashku me Francën

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vendi i tij ndjen dhembje së bashku me Francën, pas sulmit vdekjeprurës kundër revistës satirike, Charlie Hebdo, para dy ditësh.

Mëtutje, duke folur sot para gazetarëve në kryeqytetin Kiev, Poroshenko tha se Ukraina, po ashtu, ballafaqohet me terrorizëm.

“Nuk shoh kurrfarë dallimi ndërmjet sulmeve terroriste në Paris dhe eksplodimit në një restoranti në Harkov, të sulmit terrorist kundër zyrës së vullnetarëve në Odesë, ose sulmeve terroriste, që po ndodhin në territoret e okupuara në Donjeck dhe Luhansk”, tha Poroshenko.

Më herët, zoti Poroshenko e ka vizituar Ambasadën e Francës në Kiev dhe ka vendosur lule në hyrje të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button