Kreu i KMSH: Këta njerëz nuk e njohin fenë e besimin islam, ngjarje të tilla dënohen nga Kurani

Kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj komentoi atentatin ndaj gazetës satirike “Charlie Hedbo” në Francë, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk kanë lidhje me fenë dhe besimin islam.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i KMSH-së tha se ngjarje të tilla janë rrjedhojë e injorancës dhe dënohen nga Kurani e Profeti.

“Këto ngjarje të dhimbshme, nuk kanë lidhje me fenë. Jetën e merr vetëm Zoti, nuk ka të drejtë ta marrë njeri tjetër. Disa lajme mund të kenë shkelur dhe kodin etik të gazetarisë.
Këto ngjarje janë rrjedhojë e injorancës, pasi njerëz nuk e njohin fenë dhe besimin islam”- deklaroi Bruçaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button