Bankat do t’ju japin të dhëna personale për persona individual Ministrisë për punë dhe politik sociale, Agjencia për punësim dhe Fondit për sigurim shëndetësorë. Këtë e parashohin ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për banka, që janë në lexim të parë në Komisionin për financa dhe buxhet në Kuvend, ndërsa seanca është caktuar për ditën e hënë, shkruan Vest.
Me Ligjin aktual për banka, “dokumentet, të dhënat dhe informacionet të cilat janë dhënë gjatë aktiviteteve bankare apo transaksioneve paraqesin fshehtësi bankare për të cilat banka është e obliguar që ti mbrojë dhe ti ruaj”. Me ndryshimet e ligjit, fshehtësinë bankat do të mund ta zbulojnë vetëm para Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale, Agjencinë për punësim, apo Fondin shëndetësorë.
Që të mund të marrin të dhëna për klientët e bankës, institucionet qeveritare duhet të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim me bankën, me të cilën rregullohet mënyra e qasjes në të dhënat.