Site icon PORTALB

Samsung në krizë me shitjet e telefonave

Samsung prezantoi aplikacionin falas për muzikë

Samsung nuk ka arritur të shesë sasi të mëdha të telefonave të saj të mençur gjatë 12 muajve të fundit siç kishte bërë në vitet e kaluara, dhe tani kompania jugkoreane ka njoftuar se fitimet e saj për tremujorin e katërt të vitit pritet të jetë më të ulëta sesa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Më saktë, Samsung ka thënë se ajo pret që fitimet e saj të për tremujorin e katërt të shënojnë 37 për qind rënie në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Këtë njoftim kompania e ka bërë përpara raportit të plotë për të ardhurat, të cilin do ta publikoj më vonë këtë muaj.

Samsung ka vlerësuar se fitimi i saj operativ për tremujorin e fundit do të jetë rreth 4.7 miliardë dollarë, dhe nëse del të jetë kështu, atëherë i bie që kjo shifër do të jetë më e ulët për 37 për qind.

Samsung gjithashtu ka thënë se ajo është në pritje për të raportuar shitje më të ulëta se vitin e kaluar, me shitjet e përgjithshme që do të jenë më të ulëta për rreth 12 për qind, ose shprehur në para, në rreth 47 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

Rreth dy të tretat e fitimeve operative të Samsung vijnë nga shitjet e telefonave të saj të mençur, dhe ndërsa kësaj radhe kompania ka shitur më pak telefonat për shkak të konkurrencës në rritje në të dyja segmentet e tregut, kjo rënie ka pasur një efekt të madh në fitimet e kompanisë.

Exit mobile version