20 persona kanë pësuar fraktura të rënda në qytetin e Peshkopisë për shkak të rrëzimit në rrugë nga akulli.
Sipas mjekëve, janë 163 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në total. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak se rrugët, si ato kryesore, por edhe ato dytësore, janë të mbuluara nga akulli.
Bashkia ka për detyrë pastrimin e rrugëve e megjithatë aksidentet me pasoja të rënda po ndodhin vazhdimisht.
Mjeku Gazmend Xhonbulla thotë: “Kemi pasur fraktura të ndryshme dhe dy aksidente automobilistike. Një rast është dërguar në Tiranë dhe u desh ta merrnim me helikopter pasi banonte në një zonë shumë të thellë.”