Shoqata “Solidariteti” bën të ditur se Ligji për honorarët do të do të depozitohet pranë Gjykatës Kushtetuese pas datës 20 janar.
Shoqata “Solidariteti” tha se ekspertët e angazhuar po punojnë për të hartuar kërkesën dhe se ajo do të jetë gati deri në fund të këtij muaji.
Kërkesa pranë Gjykatës Kushtetuese do të shënojë fillimin e aktiviteteve për të sprapsur Qeverinë nga qëllimi i saj për të vjelë taksa dhe kontribute nga personat e angazhuar me honorarë.
Shoqata “Solidariteti” tha se planifikon të mbajë edhe një protestë.