Site icon PORTALB

Kontrolle në disa objekte hotelierike, jepen dënime të larta

Inspektime ne obiekte hotelirike

Inspektime ne obiekte hotelirike

Në kuadër të planit për kontrollin e objekteve hotelierike edhe dje nga ana e përfaqësuesve të sektorit për punë të brendshme të Shkupit në cilësinë e ekipeve inspektuese nga ministria e financave – Drejtoria për të Hyrat Publike, inspektorati i tregut kanë kryer kontrolle të 11 objekteve hotelierike.

Në tre objekte hotelierike nuk janë gjetur asnjë parregullsi, ndërsa në objektet tjera hotelierike janë konstatuar disa parregullsi. Në një objekt është gjetur një person duke pirë cigare në brendi ët objektit dhe në përputhje me ligjin për anti duhan është shkruar gjobë prej 2.500 euro.
Në disa objekte është konstatuar mos regjistrimi i xhiros ditore në aparatet fiskale dhe është dhënë dënimi prej 3.200 euro.

Exit mobile version