Site icon PORTALB

Shtohet numri i personave që kërkojnë ndihmë nga Qendra këshilluese në Gostivar

Komuna e Gostivarit

Komuna e Gostivarit

Gjithnjë e më shumë shtohet numri i personave që kërkojnë konsultime me ekspert të qendrës për këshillime  që funksionon në kuadër të Qendrës për punë sociale në Gostivar. Sipas të dhënave të kësaj qendre, gjatë vitit të kaluar mbi 60 persona kanë kërkuar ndihmën dhe këshilla për tejkalimin e problemeve familjare dhe martesore.

Sipas përvojës së Këshillimores, problemet mes anëtarëve të familjes dhe jetën bashkëshortore janë të ndryshme. Në këtë qendër qytetarët vijnë për të kërkuar ndihmë për shkak të marrëdhënieve të dëmtuara. Rastet më të shpeshta janë rastet e bashkëshortëve të cilët janë para ndarjes dhe u jepet këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve si dhe të atyre që kërkojnë ndihmë për të dalë nga gjendja kur fëmijët e tyre janë të përfshirë në delikuencë.

Exit mobile version