Site icon PORTALB

Edhe Ahmeti është i mendimit se reformat në arsim janë progresive

Ahmeti dhe Volers

Ahmeti dhe Volers

Në takimin e djeshëm me ambasdorin e SHBA-së në Shkup, Poll Volers, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti mes tjerash ka hapur edhe temën e refrormave në arsim. Me këtë rast ai ka thënë se reformën në arsim duhet cilësuar si progresive dhe më se të nevojshme në mënyrë që të rritet cilësia në arsim, në veçanti në pregaditjen e mësuesve të ardhshëm.

Ahmeti dhe Volers diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend dhe në rajon, çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik, opozitën si dhe bashkëpunimin vijues të BDI-së me autoritetet amerikane në vigjilje të largimit të Ambasadorit aktual dhe ardhjes së Ambasadorit të ri Xhes Bejli.

Exit mobile version