Erdogan paralajmëron Evropën që të luftojë islamofobinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka porositur bashkimin Evropian se është koha që të ballafaqohet dhe të luftojë islamofobinë, në vend që t’i mbajë leksione Turqisë për demokracinë.

Në fjalën e tij para ambasadorëve të Turqisë nëpër botë, që ishin tubuar të martën në Ankara, ai tha se ata duhet të ndjekin politikën e jashtme të sigurt, në mënyrë që të paraqesin “Turqinë e re” të fuqishme e me plot vetëbesim nën udhëheqjen e tij, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Erdogan ftoi BE-në që “të rishqyrtojë politikën e vet ndaj Turqisë” dhe e akuzoi atë për zvarritje kur bëhet fjalë për kërkesën e Turqisë për anëtarësim në Unionin Evropian.

Presidenti turk tha gjithashtu se dukuritë raciste, diskriminuese dhe islamofobia janë në rritje në Evropë dhe se çdo ditë e më shumë po fitojnë simpati në shoqëritë perëndimore.

“Islamofobia – për të cilën vazhdimisht tërheqim vërejtjen dhe paralajmërojmë – paraqet kërcënim serioz për Evropën”.
“Në qoftë se kjo çështje nuk merret seriozisht sot dhe nëse popullizmi i pushton politikanët evropianë, BE dhe vlerat evropiane do të vihen në pyetje”, shtoi Erdogan.

Ai akuzoi edhe mediet perëndimore për përpjekje që ta paraqesin Turqinë si vend jo demokratik. Erdogan.

Lajme të ngjashme

Back to top button