Site icon PORTALB

Vëllai i Shaqirit tregon detajet e transferimit!

Xherdan Shaqiri me familjen

Xherdan Shaqiri me familjen

Ende është e paqartë se cila do të jetë e ardhmja sportive e Xherdan Shaqirit. Megjithatë, sot në mesditë, ylli (deri tani) i Bayernit, ka qenë në Zurich. Ai është parë në restorantin “Aura”.

Nesër, 23 vjeçarin e presin seancat stërvitore në Munchen. Dhe të premten, klubi i tij, FC Bayern pritet të udhëtojë drejt Katarit, ku do t’i zhvillojnë disa seanca stërvitore, transmeton Telegrafi. Nëse me Shaqirin ose jo, kjo pritet të shihet.

“Mund të ndodhë gjithçka shumë shpejt. Përndryshe kemi kohë deri më 31 janar, për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë vëllai i Shaqirit, njëherësh edhe menaxher i tij për “20 Minuten”.

Shaqiri ka oferta nga Premier League dhe Serie A, por me sa duket jo vetëm nga Liverpool dhe Inter Milan.

Exit mobile version