Site icon PORTALB

Lëvizja BESA platformën politike e prezantoi para banorëve të Studeniçanit

Lëvizja BESA platformën politike e prezantoi para banorëve të Studeniçanit

Lëvizja BESA platformën politike e prezantoi para banorëve të Studeniçanit

Lëvizja BESA sonte platformën e saj politike e prezantoi para banorëve të fshatit Studeniçan të Shkupit, ndërsa u zgjodh edhe Këshilli Nismetarë Komunal i Karshiakës.  Tubimin u hap nga përfaqësuesi i Karshiakës në Këshillin Qendror Nismëtar të Lëvizjes BESA, Dr. Rexhep Memedi, i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të shumtë, që – pavarësisht kushteve të motit – kishin ardhur në numër mjaft të madh në këtë tubim. Ai theksoi se BESA do të jetë mekanizmi i fundit për shpëtimin e Karshiakës dhe për zhvendosjen e saj nga margjinat e shoqërisë shqiptare në epiqendër të shqiptarisë në Shkup. Në fund, Dr. Memedi theksoi: “Lëvizja Besa, mu këtu, në Karshiakë, po e vendosë gurin e parë ne themelin e sajë.”

Më pas anëtari i Trupit Koordinues të Lëvizjes, Skender Rexhepi, para të pranishmëve dhe se: “BESA është forca motorike e bashkimit të shqiptarëve, ajo i bashkon familjet shqiptare dhe rininë shqiptare dhe BESA është mjeti me të cilin shqiptarët do të mund ta zgjidhin përfundimisht hallin e tyre. Dhe, kjo jo vetëm sepse BESA ka bërë përzgjedhjen më të mirë të njerëzve, por edhe për faktin se ajo paraqet subjektin me vizion konkret për këtë rrugëdalje.”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Në vazhdim ai theksoi se “Elitat e deritanishme politike kanë shkelur mbi te gjitha vlerat të cilat popullin shqiptarë e kanë bërë popull dinjitoz.”

Përveç Rexhepit, të pranishmëve iu drejtua edhe përfaqësuesi tjetër i Trupit Koordinues, Adnan Azizi, nga Tetova. Në një fjalim plot emocion ai u shpreh se: “BESA është zëri i vullnetit shqiptar në Maqedoni, është ky zë i përvuajtur ndër vite”.

Exit mobile version