Disa vendbanime në Strugë kanë mbetur pa shërbimin e e telefonisë celulare, mobile dhe të internetit nga or 10.00 e para ditës deri rreth orës 17 e 30 të pasdites.
Përgjegjës nga T-Home i kanë thënë Portalb, se problemi ka ardhur si pasojë e një ndërprerje në kabllon optik, ndërsa pa alo, dhe internet për këtë arsye kanë mbetur një pjesë e Strugës, Misleshova, Drasllajca, Livadhi dhe Dollogozhda.
Përgjegjësit e Kompanisë T-Home kanë konfirmuar se defekti është evituar dhe tani të gjitha këto vendbanime mund t{i shfrytëzojnë këto shërbime.