Site icon PORTALB

Koreja e Veriut forcon ‘ushtrinë kibernetike’

Koreja e Veriut sërish pa internet

Koreja e Veriut

“Ushtria kibernetike” e Koresë së Veriut e ka rritur numrin e trupave të saj në 6.000, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut, të martën, dhe po punon për të shkaktuar “paralizë fizike dhe psikologjike” në Korenë e Jugut.

Shifra e re, e zbuluar në një dokument të ministrisë, vjen pasi Uashingtoni, aleat kyç i Seulit, ka vënë sanksione të reja ndaj Phenianit për një sulm kibernetik ndaj Sony Pictures, transmeton Gazeta Tribuna.

Shteti komunist aziatikolindor ka mohuar të ketë gisht në këtë sulm.

Exit mobile version