Site icon PORTALB

Dibër – Strugë, ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda

Qarkullim pa ndalesa

Transporti në të gjitha akset rrugore në Maqedoni zhvillohet në kushte dimërore. Reshje të borës janë regjistruar në pjesët veriore, veriperëndimore dhe juglindore të shtetit. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundshme që në vendet më të larta rrugët të jenë të ngrira.

Është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rëndë në aksin rrugor Dibër – Strugë, ndërsa që nga ora 07:20 është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda edhe në aksin rrugor Mavrovë – Dibër – Strugë.

AMSM rekomandon vëmendje të veçantë, veçanërisht në rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovo.

Vonesat në vendkalimet kufitare nuk janë të mëdha, qoftë për hyrje apo dalje nga vendi.

Exit mobile version