Site icon PORTALB

Besimtarët e krishterë ortodoks sot festojnë Buzmin, nesër Krishtlindjet

Buzmi

Buzmi

Besimtarët e krishterë ortodoksë në Maqedoni sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindja e Krishtit – Krishtlindjet.

Buzmi tradicionalisht do të shënohet me tubim para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup ku kumbarit të këtij viti – Aleksandar Xhikovski do t’i dorëzohet qypi i Buzmit.

Manifestimi do të fillojë me promovimin e flamurit të ri të Buzmit dhe më pas pason shenjtërimi i degëve të buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga priftërinjtë e Tempullit.

Exit mobile version