Rreth tridhjetë institucione publike shëndetësore do të fitojnë drejtorë organizativ. Konkursi për plotësim të këtyre vendeve të punës është publikuar sot dhe do të zgjasë deri më 21 janar.
Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksanadar Gjorgjiev sot deklaroi se në konkurs mund të paraqiten të gjithë ta të cilët konsiderojnë se kanë kualifikime adekuate, arsimim dhe vizion për të realizuar politikat qeveritare në pjesën e shëndetësisë.
“Në konkurs mund të konkurrojnë të gjitha ata të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë, kanë të kryer arsim të lartë nga sfera e ekonomisë, financat dhe drejtësia dhe kanë përvojë pesëvjeçare të punës në sferën e menaxhmentit, ekonomisë dhe menaxhmentit publik shëndetësor”, theksoi Gjorgjiev.
Në afat prej gjashtë muajve, nëse zgjidhen, kandidatët do të duhet të parashtrojnë edhe certifikatë për njohjen e gjuhës angleze, e cila është ndërkombëtarisht e njohur.
Gjorgjiev sqaroi se këto pozita tashmë janë shpallur në suaza të konkurseve paraprake të cilat i ka shpallur Qeveria po Ministria e Shëndetësisë dhe në bazë të natyre konkurseve vlerësuam se kandidatët të cilët aplikojnë për kryerjen e këtyre pozitave nuk treguan kualitet adekuat dhe se nga ai korpus i kandidatëve nuk është mirë të zgjidhet person i caktuar për ta kryer funksionin drejtor organizativ. Kjo tregon se këto pozita publike të cilat i shpallim për funksione të ndryshme udhëheqëse nuk i shpallim si pro formë, por në to mund të paraqiten kuadrot më cilësore dhe më të afta”, theksoi Gjorgjiev.