Site icon PORTALB

USHT pranon testimin shtetëror me disa kushte

Universiteti Shtetëror i Tetovës

Universiteti i Tetovës

Përderisa mijëra student protestuan dhe njëzëri kërkuan anulimin e provimit shtetëror në universitete, Parlamenti Studentor i USHT-së bën kërkesë jo kundër këtij provimi por kërkohet që studentët e vitit të dytë të cilët nuk e kalojnë provimin shtetëror t’u jepet e drejta që të ndjekin studimet e vitit të tretë dhe njëherit të kenë të drejtë të japin edhe disa provime nga viti i tretë.

Kryetari i PS pranë USHT-së, Ardian Bilalli thotë se e ka ndjekur me kujdesin e nevojshëm gjithë debatin që zhvillohet për mbajtjen ose jo te provimit shtetëror ne universitet publike dhe private në vendin tonë.

“Duke marrë parasysh se pakoja e propozim – ndryshimeve në Ligjin për arsim të lartë në vendin tonë, tashmë është miratuar në Kuvend, dhe qëndrimin e prere të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përkatësisht të MASH për të mos u tërhequr nga vendimi i saj për mbajtjen e provimit shtetëror në universitete, Parlamenti Studentor i USHT-së përmes kësaj kërkese kërkon nga MASH që studentët e vitit të dytë të cilët nuk e kalojnë provimin shtetëror t’u jepet e drejta që të ndjekin studimet e vitit të tretë dhe njëherit të kenë të drejtë të japin edhe disa provime nga viti i tretë.  Miratimi i propozim kërkesës sonë vlerësojmë se do të ndikojë pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit mësimor-shkencor, me theks të veçantë në ecurinë dhe kontuinitetin e studimeve në të gjitha programet studimore të USHT-së”, thuhet në kërkesën e PS-së pranë USHT-së.

Exit mobile version