Site icon PORTALB

Komuna nuk trupëzohet nga befasia e dhjetorit, kaosi mbetet në rrugët e Tetovës

Komunikacioni ne Tetove

Komunikacioni ne Tetove

Disa ditë pas reshjeve të borës, rrugët e Tetovës mbeten të pa pastruara. Qarkoret në pjesët anësore të qytetit janë shndërruar në unaza të cilët kalohen me vështirësi për shkak të mbetjeve të borës së pa pastruar.

Kaosi mbizotëron thuajse në të gjitha rrugicat e qytetit të Tetovës. Rrugët magjistrale veçanërisht ajo në aksin drejtë vendkalimit kufitarë me Kosovën që nga reshjet e borës është bërë një rrugë e vështirë për veturat që lëvizin nëpër trasenë që kanë formuar vetë automjetet.

Gjatë orëve të mbrëmjes janë parë automjetet e shërbimeve rrugore duke pastruar, por banorët thonë se në mëngjes gjejnë po ato rrugë nëpër të cilët mezi mund të lëvizësh.

Exit mobile version