Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe temperaturave të ulta prej sot përkohësisht do të pezullohen trenat me numër 541/540 në relacionin Shkup Manastir Shkup dhe 660/663 në relacionin Shkup Kërçovë Shkup.
Siç njoftoi HM Transport SHA Shkup, të dy trenat nuk do të qarkullojnë derisa nuk krijohen kushte për vendosjen e tyre të sërishme në komunikacionin e rregullt hekurudhor.