Site icon PORTALB

Maqedoni, ja se çfarë të bën politika (FOTO)

I shohim çdo ditë, ndërsa pak i vërejmë gjurmët dhe ndryshimet që i ka lënë koha në pamjen e tyre të jashtme. Kur i hyrën politikës të gjithë ishin të freskët por pas një kohe të gjatë, stresi dhe obligimet lanë gjurmë në pamjen e tyre të jashtme fizike. Meta.mk dhe Portalb.mk ju sjellin fotografitë në vijim.

Gjorge Ivanov: Koha ka bërë kompromis dhe me arsye ka ndryshuar pamjen fizike të profesorit pasi ai është bërë president i Maqedonisë.

 

Nikolla Gruevski: Ai i plaki të gjithë me seancat e gjata qeveritare dhe me punë 24 orë në ditë, por tek ai më pak vërehen ndryshimet. Nuk dihet nëse arsyeja është për shkak të paraqitjes shumë të shpeshtë në media apo për shkak të qethjes së përditshme.

 

Zoran Stavreski: Investimet e shumta të jashtme kanë lënë gjurmë. Kriza ekonomike botërore shume shpesh e ka lënë pa gjumë.

 

Nikolla Todorov: Problemet me bluzat e bardha ja zbardhën flokët. Kështu është kur sportin e ka lëna anash duke u marr ne aktivitete zgjedhore dhe lista pozitive.

 

Andrej Zhernovski: Lufta e dështuar me barokun ndërsa në mënyrë liberale po ballafaqohet me vitet.

 

Radmilla Shekerinska: Te ajo më lehtë mund të vëreni se më mirë është të jesh në opozitë se sa në qeveri. Asaj si duket i kanë ardhur mirë 10 vitet në opozitë.

 

Teuta Arifi: Pamjen e jashtme e ndryshon aq shpesh sa edhe funksionet politike. Ajo shumë mirë po ballafaqohet me vitet edhe përkundër ndotjes së ajrit në Tetovë.

 

Karolina Ristova Asterud: Shihet që profesoresha e Fakultetit Juridik po thith energjinë e studentëve. Temperamentin e zjarrtë e thekson me ngjyrën e flokëve.

Ilija Dimovski: Ka lëshuar mjekër, i hoqi syzet, doli nga qendra për komunikim të VMRO-DPMNE-së dhe tani i rregulluar po i dënon me kamxhik kolegët deputet.

Lubomir Frçkovski: Nuk është vazhdimisht në skenë. As në karrierë, as në pamje. Njëherë mban syze ndonjëherë jo, herë lëshon mjekrën herë e heqë. Është i përhershëm vetëm si objektiv i mediave proqeveritare.

Lupço Georgievski: Mjekra e VMRO-së çdo ditë e më shumë është më e vogël dhe e thinjur. Por kjo nuk i ndikon në disponim. Edhe atij i ka ardhur mirë si opozitë.

Stevço Jakimovski: Atij vërtet nuk mundet askush ti bëj asgjë. Pikërisht jo tani kur fati e bashkoi me qeverinë. Është zbardhur por s’është plakur. /Portalb

Exit mobile version