Site icon PORTALB

Përdoruesit e telefonëve Samsung janë më të kënaqur se ata të një iPhone

Samsung - iPhone

Samsung - iPhone

Festat e fundvitit mund ti kenë sjellë Apple dhe iPhone fitim dhe avantazh ndaj telefonëve Samsung ( janë shitur tre iPhone për çdo telefon Samsung), por ata që zotërojnë një smartfon Samsung duket të jenë më të lumtur.
Sipas të dhënave që vinë nga Indeksi i Kënaqësisë së Konsumatorëve vërehet një kënaqësi më e madhe tek ata që kanë një telefon Samsung. Në 2014, Samsung shënoi 81 pikë në këtë anketë, ndërsa Apple vetëm 79. Kjo përbën një rritje prej 6 pikësh krahasuar me 2013 për Samsung ndërsa Apple humbi 3 pikë.

Vitin e shkuar Apple kryesonte këtë listë me 81 pikë ndaj 76 pikë të Samsung. Por pse ka ndodhur ky ndryshim? Telefonët me ekran më të madh, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus mund të jenë shkaktarët e kësaj rënie. Madje edhe fushata “BendGate” (përthyerja e iPhone 6 Plus) ka përkeqësuar më tepër gjendjen. Njerëzit po ankoheshin për shtrembërimin e iPhone 6 Plus thjesht duke e vendosur në xhepat e tyre.

Nga ana tjetër analisti i BussinesInssider, Steve Kovach, e quan Galaxy Note 4 si telefonin më të mirë që Samsung ka ndërtuar ndonjëherë. Gjithashtu edhe telefoni Samsung Galaxy S5 ka ekranin më të mirë që mund të këtë një smartfon i ditëve tona. Prandaj edhe pse Samsung pati një vit të vështirë, në fund të fundit, doli më mirë se Apple në indeksin e kënaqësisë së konsumatorëve. /PCWorld Albanian/

Exit mobile version