Për herë të parë pas shumë vitesh asnjë incident serioz nuk është shënuar gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Ndërsa viteve të tjera, vetëm gjatë natës së 1 janarit shënoheshin dhjetëra aksidente dhe dëmtime të tjera nga fishekzjarrët, sivjet kjo situatë fatmirësisht nuk është përjetuar.
Gjatë gjithë natës, forcat e policisë kanë qenë në gatishmëri të plotë ndërsa më herët policia pati njoftuar se kishte marrë të gjitha masat që ndërrimi i viteve të kalonte pa asnjë problem.
Në krye të të operacionit të qindrave forcave të policisë ka qënë vetë drejtori i policisë Artan Didi dhe kryepolici i Tiranës Ardian Çipa.