Në Capitoll Hill ngritet flamuri për nder të Ali Ahmetit

Alsat M ka siguruar fotografi nga ceremonia zyrtare e valimit të flamurit kombëtar amerikan mbi Capitoll Hill në Washington DC për nder të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, që u bë dje, më 13 gusht, me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit.

Siç marrim vesh, kjo procedurë zyrtare është iniciuar gjatë vizitës së Kryetarit Ahmeti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj të këtij viti dhe është mundësuar nga Kongresmeni i njohur Amerikan, z. Eliot Engel.  Çertifikatën e firmosur bashkë me flamurin e valuar mbi Capitol Hill, Ahmeti do ta pranojë gjatë ditëve në vijim, informon Alsat M.

Lajme të ngjashme

Back to top button