Site icon PORTALB

“Moti që kaploi Maqedoninë gjatë këtyre ditëve, duhet të vetëdijësojë Qeverinë!”

Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” është furnizuar me mjete dhe materiale të mjaftueshme për mirëmbajtje dimërore të rrugëve, si me kripë, poashtu edhe me rërë të fraksioneve të duhura. Në tërë territorin e Maqedonisë janë stacionuar 240 mjete të ndryshme speciale për pastrimin e dëborës, si dhe ka angazhuar 640 persona prej të cilëve shumica janë vozitës të mjeteve speciale. Poashtu njoftojmë se në përgjithësi veprohet në pajtim me protokollin që ekziston për pastrimin e borës, që përmban 4 prioritete. Edhe krahas pajisjeve të vjetruara që  i posedon ndërmarrja jonë, falë faktit se ato janë servisuardhe teknikisht janë rregulluar, arritëm që në përgjithësi të përballemi me situatën e krijuar. Është e vërtetë se ekzistojnë disa vështirësi të caktuara për shkak të temperaturave të ulëta që kanë shkaktuar defekte të shpeshta, mirëpo ekipi i servisimit të cilin e kemi krijuar, me sukses po arrin t’i evitojë defektet, duke bë kujdestari 24 orëshe në tërë Maqedoninë.

Prej sot në ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë” është formuar shtab i krizës i udhëhequr nga vetë drejtori, që përbëhet nga ekspertët udhëheqës të kësaj lëmie që i posedon ndërmarrja jonë. Për shkak të situatës së krijuar, përveç punëtorëve të terenit, edhetë punësuarit e administratës sipas nevojës do të dalin në teren, që të mos ket ngecje të trafikut gjatë festës së Vitit të Ri. Edhe njëherë apelojmë te qytetarët që të mos dalin pa nevojë me veturat e tyre si dhetë jenëtë kujdesshëm gjatë parkimit të veturave, sepse i vështirësojnë angazhimet tona për pastrimin e rrugëve.

Moti i cili kaploi Maqedoninë gjatë këtyre ditëve, duhet të vetëdijësojë Qeverinë, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, si dhe Agjencinë për Rrugë Shtetërore, se duhet të parashohin më shumë mjete për mirëmbajtjen e rrugëve, që në të ardhmen të mos krijohen bllokada eventule.

 

Exit mobile version