Wenger: Interi po bën shaka për Podolskin
Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger e ka përshkruar interesimin e Interit për Lukas Podolskin si një shaka.
Trajneri i Inter, Roberto Mancini konfirmoi se ata janë të interesuar për shërbimet e gjermanit, por duket se Wengerit kjo i duket si shaka.
”Kjo është një shaka. Inter nuk është serioz. Ata flasin, vetëm flasin”.
”Ai është një lojtar i Arsenalit dhe unë dua që ai të qëndrojë. Përveç kësaj, ju duhet të jeni profesional për aq kohë sa ju jeni diku, ju jepni më të mirë tuaj për të justifikuar pagat tuaja dhe dashurinë tuaj për klubin”, u shpreh Wenger.
I pyetur se a do jetë ende Podolski një lojtar i Arsenalit, ai u përgjigjë:”Unë shpresoj se po”.