Site icon PORTALB

KE: Nuk është e qartë cila është nevoja e ndryshimeve kushtetuese

Kushtetuta e Maqedonise

Kushtetuta e Maqedonise

Nuk ka sqarim cilin problem duhet ta zgjidhin amendamentet kushtetuese dhe cila është nevoja e tyre. Nuk ekziston analizë e cila tregon nevojën e amendamenteve të propozuara. Nuk ka vlerësime për efektet e dëshiruara me ndryshimet kushtetuese dhe nuk ka të përgatitur draft-version të ligjeve që do të preken nga këto ndryshime.

Ky është vlerësimi i Komisionit Evropian për 8 amendamentet e propozuara për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Amendamentet parashikojnë formimin e një zone të posaçme financiare në një pjesë të territorit të Maqedonisë, definimi i martesave si bashkësi vetëm ndërmjet një burri dhe një gruaje, vendosja e ankesës kushtetuese, si dhe kufizimi I borxhit public dhe borxhit deficitar.

 

Exit mobile version