Site icon PORTALB

Lippi paralajmëron: Interi, kërcënon Juventusin

Marcello Lippi

Marcello Lippi

Interi mund t’i prishë punë Juventusit në luftë për titullin e kampionit në Serie A, kur do të përballen me 6 janar. Kështu mendon ish selektori i Italisë Marcello Lippi.

Ai ka paralajmëruar Juventusin se nuk do ta ketë aspak në Derby d’Italia, pasi Interi i Roberto Mancinit ka nisur të rikthehet në formë.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Mancini tashmë ka ta rikthej Interin në formë. Ekipi i tij është në rritje dhe kanë më shumë entuziazëm dhe motivim të ri. Në pjesën e dytë ndaj Lazios ata treguan se kanë cilësi”, ka deklaruar Lippi.

“Përplasja me Juventusin do të jetë shumë e rëndësishëm për renditjen e të dy skuadrave në tabelë. Por, kjo do të jetë edhe qelës për gjendje psikologjike të Neroazzurrëve, pasi Interi edne ka shanse për vendin e tretë”, ka theksuar ai.

Exit mobile version