Site icon PORTALB

Vetëvaret 65 vjeçari nga Gostivari

MPB

MPB

Një 65 vjeçar nga Gostivari, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur. Rastin në Policia e ka lajmëruar fqinji i tij, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ndihma e shpejtë e Shtëpisë së shëndetit në Gostivar.

Nga Policia e Gostivarit njoftuan se rasti kishte ndodhur në intervalin kohor prej ora 9 e 30 deri ora 10 e 30 të ditës së hënë dhe se bëhet fjalë për 65 vjeçarin me inicialet A.S, njofton “Koha”. Pas lajmërimit të rastit, me pjesëmarrje edhe të prokurorit publik dhe mjekut, një ekip i Stacionit Policor të Gostivarit ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Është konstatuar se trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja të dhunës.  Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes së tij për varrim.

Ky është rasti i tretë i vetëvrasjeve të ndodhura brenda një jave në rajonin e Pollogut

Exit mobile version