Site icon PORTALB

Arsimtarët ngarkohen me përgjegjësi të reja, për Nora Alitin po ndodh revolucioni?!

Nora Aliti

Nora Aliti

Deputetja e BDI-së, Nora  Aliti, gjatë fjalimit të saj në parlament, ka theksuar se në këto momente po ndodh revolucion ne arsim dhe sipas saj këtë duhet ta çojmë deri në fund.

“Ky proces duhet të përkrahet sepse ardhmëria u takon atyre që do të kenë dije. Reformat në arsim do të sjellin më shumë kualitet dhe dije”, tha Nora Aliti.

Në këto momente është duke u zhvilluar seanca e 29 e parlamentit  ku deputetët njëzëri votuan për propozim Ligjin për akademinë e arsimtarëve.

Ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi, i paralajmëroi këto propozime si Ligje që do të jenë në funksion të kualitetit të arsimit.

Sipas propozim Ligjit të ri, që të licencohen arsimtarët duhet që të kryejnë ushtrime dhe ën fund t’i nënshtrohen provimit.  Do të themelohet institucioni i ri – Akademia ku që do të mbajë ushtrime, marrjen e licencave për mësues në shkollat publike dhe private në vend.

“Qëllimi kryesor i këtyre ushtrimeve do të jetë përvetësimi i mjeshtërive të mësimit interaktiv. Pjesa praktik e  ushtrimeve do të realizohet nëpër shkolla të ndryshme rurale dhe urbane me qëllim mësuesit e ardhshëm të përgatiten për sfidat e reja”, tha Abdilaqim Ademi.

Exit mobile version