Site icon PORTALB

Procedura për marrjen e mandateve të opozitës ka mbizotëruar punën e mediave

Mediat

Mediat

Procedura për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës dhe bojkoti i parlamentit janë ngjarjet kryesore që kanë prezantuar mediumet gjatë muajit nëntor, kjo është konstatuar nga Instituti i Demokracisë “Societas Civilis” dhe Instituti për Evropën Lindore dhe Qendrore dhe Ballkanin të cilët publikuan sot raportin për monitorimin e njoftimeve të mediave rreth punës së Kuvendit,

Në këtë raport është konstatuar se është përgjysmuar raportimi në të cilin janë marrë burime edhe nga pushteti edhe nga opozita.

Është vërejtur një fakt interesant se gazetarët kanë përdorur si burime të informacionit deputetët opozitarë që nuk kanë pranuar mandatet më shumë sesa deputetët aktivë në Kuvend.

Mediat kanë trajtuar Kuvendin më shumë në kontekst të bojkotit të LSDM-së dhe të çështjes së marrjes së mandateve.

Në këtë mënyrë, raportimet kanë qenë kryesisht të njëanshme, duke mbrojtur një opsion politik.

Gjatë këtij monitorimi që ka zgjatur gjatë gjithë muajit nëntor janë përfshirë këto media: Dnevnik, Utrinski Vesnik, Vecer, Sloboden Pecat, Koha, Lajm, Sitel, Telma, Alsat M dhe TVM

Exit mobile version