Pas 26 orëve mbërritën në Ohër

Udhëtarët e dy autobusëve të “Delfin Turs” që mbrëmë janë nisur nga Shkupi pas 26 orëve ka mbërritur në Ohër. Nga Agjencina turistike i ‘ju falënderohen të gjithë udhëtarëve për durimin.

Autobusët ishin bllokuar në rrugën pas Kërçovës për shkak të rrugëve të pakalueshme nga reshjet e dëborës.

Udhëtarët janë ballafaquar me të ftohtin dhe kanë pasur mungesë të ushqimit pasi 30 orë kanë qenë të ndarë nga civilizimi, u shpreh për NOVA shoferi i autobusit.

“Nuk ka askush nga kompetentët, as polici, as nga “Rrugët e Maqedonisë”. Jemi pa ushqim dhe mund lirisht të them se jemi ngrirë. Udhëtarët janë të revoltuar por edhe ne. Askush nuk na tregon se çka po ndodh. Atë që tani po e shoh është tmerruese, për tre orë nuk mund të kalohet një korrësi?! Zoti na ndihmoftë sepse policia po ngrenë supet!”, deklaroi njëri nga shoferët e autobusëve të bllokuar në autostradën Kërçovë-Ohër.

Lajme të ngjashme

Back to top button