Site icon PORTALB

Për herë të parë në Turqi Presidenti Erdogan do të kryesojë mbledhjen e qeverisë

Rexhep Tajip Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi se më 19 janar në pallatin presidencial Bashtepe në Ankara do të kryesojë mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Republikës së Turqisë dhe se për këtë tashmë ka biseduar me kryeministrin Ahmet Davutoglu, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdogan sot vizitoi selinë e sindikatë Turk-Is, ndërsa pas takimit mbajti konferencë për shtyp në të cilën theksoi se qëllimi i vizitës së tij ishte për t’i dëgjuar personalisht problemet dhe kërkesat e një prej sindikatave më të mëdha në Turqi, si dhe për të diskutuar mënyrat për zgjidhjen e disa problemeve të tyre.Takimi u ndoq nga ministri turk i Punës dhe Politikës Sociale Faruk Çelik dhe kryetari i sindikatës Ergun Atalay.

I pyetur për takimin e paralajmëruar të Këshillit të Ministrave, i kryesuar nga Presidenti i vendit, Erdogan tha se thirrja e kësaj seance nuk është temë për tu shqetësuar, por një mundësi për t’i diskutuar hapat që mund të bëhen bashkarisht. Do të jetë hera e parë që presidenti i vendit do të kryesojë me seancën e qeverisë.

“Ndarja e Presidentit dhe qeverisë mund t’i bëjë disa qarqe të lumtura që kanë pikëpamje tjera ndaj nesh, por ne nuk kemi ndërmend t’i bëjmë ata të lumtur. Jam i bindur se kjo do të jetë një seancë pune dhe shumë konstruktive” tha Erdogan.

Duke vënë në dukje se Republika e Turqisë nuk është “qytet i thjeshtë”, por republikë që vepron në kuadër të Kushtetutës së saj, Erdogan tha se askush nuk duhet të shqetësohet për shkak të takimit të përbashkët të Presidentit dhe qeverisë.

Duke theksuar se kompetencat e Presidentit në mënyrë preçize përcaktohen në kornizën kushtetuese, Erdogan rikujtoi se edhe gjatë fushatës zgjedhore shpesh thonte se si president i zgjedhur nga populli do t’a përdorë të gjithë autoritetin kushtetues që i është besuar.

Erdogan pohon se Kushtetuta e Turqisë i mundëson presidentit që në rast nevoje të thërrasë seancë të Këshillit të ministrave dhe se për seancën e paralajmëruar ka biseduar edhe me kryeministrin Davutoglu.

“Presidenti është kreu i këtij vendi dhe si i tillë ushtron pushtetin e tij. Megjithatë, në qoftë se disa flasin rreth tendencave për formimin e mbipushtetit, ju kujtoj se edhe gjatë fushatës zgjedhore thoja se nuk do të jem ‘president siç jemi mësuar’, kështu që nuk jam prej atyre që sillen me ta si të tillë. Përkundrazi, punoj në harmoni me qeverinë, punoj për përforcimin e saj … ” tha Erdogan

Ai shtoi se suksesi i qeverisë nuk do të thotë sukses personali i tij, por vendi duhet të arrijë objektivat e synuara dhe në këtë kontekst duhet të mundësohet mbajtja e seancave të tilla herë pas here.

Exit mobile version