Site icon PORTALB

‘Norman Atlantik’ drejt Vlorës, vdesin 2 shqiptarë, marinarë të rimorkiatorit ‘Iliria’

Vdesin 2 shqiptarë, marinarë të rimorkiatorit ‘Iliria’

Vdesin 2 shqiptarë, marinarë të rimorkiatorit ‘Iliria’

Rritet bilanci i viktimave të tragjedisë në anijen “Norman Atlantik”. Fati i keq ka ndjekur sot dy shqiptarë, pjestarë të ekuipazhit të një rimorkiatori të nisur nga Shqipëria në ndihmë të tragetit italian që u dogj dy ditë më parë. Rimorkiatori me emrin “Iliria” që ishte nisur sot në vendin ku ndodhet trageti, rreth orës 07:30 të mëngjesit ka hedhur kavot për të tërhequr tragetin, por në këtë moment dy prej kavove janë këputur duke dëmtuar dy pjestarët e ekuipazhit. Fatkeqësisht te dy marinaret kane vdekur. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se njëri prej të dëmtuarve gjeti vdekjen e menjëhershme./ BalkanWeb

MEDIAT NDERKOMBETARE KOMENTOJNE VDEKJEN E DY MARINAREVE

Ora 11:30-Mediat ndërkombëtare transmetojnë lajmin për vdekjen e dy marinarëve shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të një rimorkiatori të nisur nga Shqipëria në ndihmë të tragetit italian që u dogj dy ditë më parë. Rrjeti britanik BBC, reuters dhe mediat Italiane transmetojne lajmin per kete ngjarje tragjike.

MEDIAT ITALIANE: VDESIN DY MARINARË SHQIPTARË
Ora 11:20- Mediat italiane konfirmojnë se dy marinarë shqiptarë kanë humbur jetën gjatë tentativës së rimorkiatorit “Iliria” për të tërhequr drejt brigjeve tona, anijen “Norman Atlantic”.

Duke iu referuar burimeve pranë ministrisë sonë të Mbrojtjes, sqarohet se të dy janë goditur nga një kavo./ BalkanWeb

_____________________________

7 VIKTIMA TE PAINDENTIFIKUAR
Ora 08:59- Zyrtarisht janë 10 të vdekurit nga zjarri që përfshiu dy ditë më parë anijen ‘Norman Atlantik’, por të dhëna kontradiktore ka në lidhje me numrin e të zhdukurve. Ndërsa të shpëtuar janë 427 persona, dhe 23 të humbur sipas palës italiane, për palën greke, kanë shpëtuar 432 dhe të humbur janë 38 persona. Ndërkaq, ende të paidentifikuar janë 7 prej viktimave, ndërsa frika për të tjerë të bllokuar në fund të anijes është e madhe.

Mediat italiane shkojnë më tej, duke thënë se lista zyrtare e pasagjerëve ka rezultuar false, pasi 100 pasagjerë nuk e kanë emrin në listë. Në apelin e bërë sipas kësaj liste mungojnë edhe 4 shtetas italianë, të gjithë kamionistë. Duke qënë se nuk janë identifikuar ende 7 prej viktimave, ka dyshime që mund të jenë 4 italianët e zhdukur.

Ndërkaq, nën hetim për vrasje të shumëfishte dhe mbytje janë vënën komandanti Argilio Giacomazzi dhe pronari i anijes Carlo Visentini.

Dinamika e fakteve, veçanërisht mënyra e përhapjes së zjarrit do të provohen me anë të detajeve teknike në anijen e konfiskuar nga Prokuroria e Barit./BalkanWeb

Exit mobile version