Site icon PORTALB

Për 24 orë 12 fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Aksident trafiku

Aksident trafiku

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë e gjithsej 12 fatkeqësive në komunikacion.

Prej tyre, tetë janë me pasoja të dëmit material dhe tre janë me pasoja lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy vozitës të automjetit motorizues të udhëtarëve dhe tre bashkudhëtarë.

Ndodhi edhe një fatkeqësi me pasojë lëndim i rëndë trupor, ku lëndime të rënda mori një çiklist.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar edhe sanksionuar tre vozitës të cilët e drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe ata janë përjashtuar nga komunikacioni. Dy vozitës nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese të trafikut në udhëkryqe dhe 13 vozitës të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit apo e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm, “kaçubeti”, gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 24 automjete të cilat e kanë penguar rrjedhën normale të komunikacionit.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme, me çka pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregulaltivës së vendosur rrugore.

Exit mobile version