Site icon PORTALB

Kërçovë, fëmijët me buzëqeshje pritën Festivalin Ndërkombëtar Folklorik për Fëmijë

Fotografi nga festivali

Fotografi nga festivali

Mbrëmë përpara Platos së Pallatit të Kulturës në Kërçovë, nën organizim të SHKA “Jusuf Albani” dhe SKA “Mlladost” filloi Festivali Ndërkombëtar Folklorik për Fëmijë. 

Pjesëmarrës në këtë festival janë shoqëritë kulturo-arstistike nga Republika e Shqipërisë, Kososvës, Sërbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe shoqëri kulturo-artistike nga Republika e Maqedonisë.

Fillimisht u organizua shëtitje nëpër rrugët e qytetit, ndërsa më pas artistët e vegjël prezentuan pikat e tyre artistike përpara publikut. Festivalin e shpalli të hapur Kryetari i Këshillit të Komunës së Kërçovës z.Qamil Aliu, i cili fillimisht i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje në Kërçovë.

Festivali Ndërkombëtar Folklorik për Fëmijë mbështetet nga Komuna e Kërçovës dhe Kryetari i komunës Fatmir Dehari. /Portalb

Exit mobile version