Site icon PORTALB

Ministrat e BDI-së, vizituan komunat Haraçinë dhe Saraj

Ministrat e BDI-se

Ministrat e BDI-se

Delegacioni ministror i kryesuar nga zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së Musa Xhaferri dhe në përbërje të ministrit të Ekonomisë Bekim Neziri, atij të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe të Pushtetit Lokal Lirim Shabani, kanë vizituar sot komunat Haraçinë dhe Saraj.

Në takimin me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi, në prani edhe të deputetëve të zonës Rexhail Ismaili dhe Mirvan Xhemaili, u bisedua kryesisht për bashkëpunimin mes pushtetit qendror dhe atij lokal, në funksion të realizimit të projekteve në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari i Komunës, zoti Ajvazi, informoi përfaqësuesit e Qeverisë për dinamikën e realizimit të projekteve dhe për punën që bën komuna. Ai informoi ministrat e BDI-së në lidhje me realizimin e projektit të kanalit, i cili financohet nga Qeveria dhe që tani është në fazë të avancuar, si dhe për realizimin e 7 paraleleve të reja në shkollën fillore “Skënderbe”, që ka lehtësuar mbarëvajtjen e mësimdhënies si dhe projektet tjetra si projekte në sferën e infrastrukturës dhe projekte tjera që janë në të mirë të qytetarëve.

Nga ana tjetër, zëvendës kryeministri Musa Xhaferi tha se qëllimi i vizitës është rritja e bashkëpunimit me pushtetin lokal, me qëllim që projektet në këtë komunë të realizohen me një dinamikë më të shpejtë. Të gjitha projektet që janë në programin e BDI-së dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do ti realizojmë në një bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal.

Ndërkoh, në takimin me kryetarin e Komunës së Sarajit, Bekim Murati, delegacioni i ministrave të BDI-së pati rast të njihet me projektet e shumta infrastrukturore, me projektin për ndërtimin e shkollës së mesme, kopshtit të fëmijëve, i cili është në ndërtim e sipër si dhe projektet tjera.

Në takim u bë fjalë edhe për mënyrat se si të rritet edhe më bashkëpunimi mes Komunës dhe Qeverisë.

Exit mobile version